Aktorja e 'O Sa Mirë' thumbon Ledri Vulën: 'Ja pse më përzihet kur dëgjoj këngët e tij'

Ndonëse Ledri Vula është një nga këngëtarët më të pëlqyer të tregut muzikor shqiptar, jo të gjithë e pëlqejnë stilin e tij, madje një prej vajzave më të famshme të show bizit Erza Ramuka, thotë që 'i përzihet'.

E ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA, përballë moderatores Ester Bylyku, Erza tregon arsyet e saj.

'Më përzihet sa herë dëgjoj këngët e tij sepse nuk ia kuptoj stilin. Sapo fillon këndon bukur, pikërisht në pjesën time të preferuar e prish. Jo vetëm Ledri, por edhe shumë artist të tjerë' thotë aktorja e serialit 'O Sa Mirë'.