Nuk do ta besoni sa pak është paguar aktorja e 'O Sa Mirë'

Ndonëse 'O Sa Mirë' ka qenë një nga serialet më të ndjekur të ekraneve shqiptare, pritej që aktorët protagonist të shpërbleheshin me shuma të majme parash.

Deri më sot, asnje nga aktorët nuk ka dhënë hollësi mbi këtë pjesë, deri mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Glamour Zone' në RTV ORA.

Aktorja Erza Ramuka, tha për moderatoren Ester Bylyku, se në muaj mund të fitonte 1.000 euro bashkë me bonuset.

Gjithësej ajo xhironte katër episode në muaj, pra 250 euro për një episod.