VIDEO/ Aksion në rrugët e qytetit, i vjedhin motorin por njëri e pëson keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2020, 16:02
Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur një shofer goditi për vdekje me makinë hajdutin e motorit të tij.
Mihai Dinisoae ndoqi dhe përplasi Joshua Molloy dhe Mikey Dunwiddie, në një ndjekje si nëpër filma rrugëve të Newcastle në Angli.
Shërbimet e urgjencës nxituan në vendin e aksidentit, por Molloy kishte ndërruar jetë dhe shoferi Dunwiddie u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia arrestoi Dinisoae disa orë pas përplasjes.