Krishtlindje me maska për europianët, OBSH ngre alarmin

Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje europianëve që të vënë maskë gjatë kohës se festimeve familjare për Krishtlindje.

OBSH ka deklaruar se Europa ka një rrezikshmëri të lartë për një vale tjetër të infektimeve me Covid-19 në pjesën e parë të vitit 2021.

Edhe në ditët e fundit, shumë vende kanë regjistruar rekorde me raste të reja, ndërkohë që edhe vdekjet kanë qenë në shifra shqetësuese.

Gjermania është një ndër vendet që ka marrë masat më drastike, duke mbyllur thuajse të gjithë vendin në këto festa fundviti, përveç dyqaneve esensiale.