"Marianne qan me lot gjaku", vandalët mesazh direkt presidentit Macron
Një grup artistësh anonimë kanë vandalizuar simbolin kombetër të Francës, Marianne. Afreskut mural në Paris i kanë shtuar lot gjaku, duke shkaktuar një debat të madh mës atyre që e quajnë aktin vandalizëm dhe të tjerëve që e shohin si mosbindje civile. Mesazhi i drejtëpërdrjetë duke se i drejtohet presidetit Macro dhe politikave të tij.
Vandalizohet “Marianne”, simboli kombëtar i Republikës së Francës, një personifikim i lirisë dhe arsyes dhe një portretizim i Perëndeshës së Lirisë.
Afresku gjigand i artistit të rrugës Obey, i pikturuar në një ndërtesë të Parisit është modifikuar nga një grup artistësh anonimë, të cilët kanë shtuar lot në fytyrën e simbolit kombëtar francez.
Lotët e kuq u pikturuan nën sytë e figurës dhe motoja e Republikës "liria, barazia, vëllazëria" u kryqëzua me bojë të bardhë.
Përdhosja u raportua së pari nga Hiya, një revistë franceze në internet që shkruan për kulturën urbane.
Javën e kaluar, ajo u bëri thirrje artistëve të përdorin krijimtarinë e tyre për të kundërshtuar atë që ata e shohin si përkeqësimin e strukturës shoqërore dhe politike të Francës. Modifikimet e pikturës murale janë me sa duket përgjigja e parë praktike ndaj saj.
Artisti, ose një grup artistësh, pasi puna duket të jetë shumë e madhe për ta bërë një person i vetëm brenda disa orësh, jo vetëm që i shtoi lot gjaku fytyrës së simbolit kombëtar francez, por gjithashtu e pagëzoi me emrin: "Marianne qan".
E njëjta vepër mbahet me shumë vëmendje nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili e kishte varur në zyrën e tij. Përzgjedhja duket së është më shumë një mesazh personal për Macro se sa për Francën në përgjithësi.
Akti i paprecedent, ndërkohë, është kritikuar nga drejtuesi i qarkut 13 të Parisit, Jerome Coumet, i cili tha se dëmtimi ka degraduar muralin dhe se administrata do të shikojë se çfarë mund të bëhet në lidhje me të.
Ndërsa vetë parisienët janë të ndarë në qendrime, një palë e shohin si vandalizëm ndërsa të tjerët si mosbindje civile.