Fauci i i bën thirrje Biden dhe Trump që të vaksinohen sa më shpejt
Eksperti më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci, ka thënë se presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris duhet të vaksinohen kundër COVID-19 sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Për arsye sigurie, mendoj vërtet se duhet t’i vaksinojmë ata sa më shpejt që të mundemi. Duhet të mbrohen personat që janë shumë të rëndësishëm për vendin tonë tani ”- tha ai gjatë një interviste të bërë për “ABC”.
Fauci gjithashtu i bën thirrje dhe presidentit në detyrë, Donald Trump edhe pse tani ai ka anitrupa ndaj virusit të cilat do ta mbrojnë për disa muaj, ai duhet të marrë vaksinën për të qenë "dyfish i sigurt".
Ndërsa, Zv.Presidenti amerikan, Mike Pence deri ditën e premte pritet që të jetë vaksinuar kundër Covid-19.