Ish-gruaja e themeluesit të Amazon në ndihmë të amerikanëve, dhuron miliarda dollarë
Filantropja MacKenzie Scott, ka dhuruar 4.1 miliardë dollarë në katër muajt e fundit për qindra organizata të ndryshme duke mbajtur kështu premtimin që kishte bërë një vit më parë.
Ndihmat kanë ardhur teksa bota përballet me një vit të vështirë për shkak të pandemisë, të cilën Scott e përshkroi si "shkatërruese në jetën e amerikanëve ", dhe vuri në dukje se ka qenë më e rëndë për gratë, njerëzit me ngjyrë dhe ato që jetojnë në varfëri.
Ish-gruaja e manjatit Jeff Bezos me të cilin u divorcua në vitin 2019, nënvizoi se kjo situatë ka rritur ndjeshëm pasurinë e miliarderëve.
Pasi dhuroi 1.68 miliardë dollarë për 116 organizata jofitimprurëse, universitete, grupe të zhvillimit të komunitetit dhe organizata ligjore korrikun e kaluar, Scott kërkoi nga një ekip këshilltarësh ta ndihmonn të "përshpejtojë" ndihmat për 2020 duke dhënë kontribut të menjëhershëm për ata që janë në krizë financiare ga pandemia.
Ajo tha se ekipi identifikoi organizata me udhëheqje dhe rezultate të forta, veçanërisht në komunitetet me pasiguri të lartë ushqimore, pabarazi racore dhe nivele të varfërisë, "dhe qasje të ulët në kapitalin filantropik".
Scott dhe ekipi i saj filluan me 6,490 organizata, iu dhanë ndihmë 822 dhe vunë 438 "në pritje për momentin", për të konfirmuar ndikimin e tyre dhe mënyrën se si i trajtojnë anëtarët e komunitetit.