Pandemia në Itali/ 846 viktima e 14,844 të infektuar në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2020, 17:45
Nuk ndalet numri i viktimave dhe i të infektuar nga pandemia në Itali.
Dita e sotme ka shënuar shifra më të larta si në numrin e viktimave ashtu dhe në rastet pozitive me koronavirus.
Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 846 viktima e 14 844 të infektuar nga Covid 19.
Që nga nisja e emergjencës globale e deri më sot në Itali janë shënuar 65 857 vitkima e 1 870 576 të infektuar.
Janë shënuar 25 789 të shëruar më shumë dhe numri total i personave të shëruar nga virusi është sot deri më sot në 1 141 406 persona.
Janë kryer 162 880 tampone më shumë në 24 orët e fundit e nurmi i personave të infketuar aktivë në Itali është aktualisht 663 313 e ka një reduktim me -11 796 të infektuar më pak se një ditë më parë.
