Përplasen dy makina te Ura e Dajlanit, Toyota përfundon mbi rrethrrotullim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2020, 12:05
Një aksident automobilistik është shënuar paraditen e sotme në zonën e quajtur Ura e Dajlanit, në Durrës.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra prej tyre e tipit “Toyota” ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi rrethrrotullim.
Njëra prej drejtuesve është dërguar për në spital, ndërkohë që raportohen dëme të shumta material.