Shoqërimi i gazetarëve nga policia, reagon BE: Zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dënon kanosjen dhe kërcënimin ndaj medias.

Në një reagim pas shoqërimit të dhunshëm nga policia të gazetarit të Rtv Ora Xhoi Malësia dhe redaktorit të gazetës Koha Jonë Qamil  Xhani, BE thekson se është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësim.

"BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias. Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin", thuhet në reagimin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.