Detaje të reja nga vrasja e vëllezërve Olldashi, janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks
Detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi.
Burime për Ora News bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja, ndërsa viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks.
Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar pikërisht në vendin ku edhe u gjetën për shkak edhe të terrenit, mes të arrave dhe larg banesave.
Sipas informacioneve deri më tani, Andrea Olldashi, 33 vjeç, ka qënë me precedentë penalë pasi ka qenë edhe i dënuar për vjedhje ku në 2018 ka dalë nga burgu, ndërsa i vëllai Martin Olldashi nuk ka precedentë.
Lidhur me ngjarjen krahas policisë së Korçës dhe komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.
Kqyrja e kufomave në morg po bëhet nga ekspertë të ardhur nga Tirana.
Dy vëllezërit nga Pogradeci u gjetën të pajetën mesditën e djeshme në fshatin Zvirinë.
Lexo edhe: