VIDEO/ Tërbimi i policisë dje në Tiranë, dhuna nuk kurseu as gazetarin Xhoi Malësia
Dhunë brutale e forcave të Policisë së Shtetit gjatë dhe pas protestës së djeshme në Tiranë kundër vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.
Përveç të rinjve, disa edhe të mitur, grushtat dhe shkelmat e policisë nuk kanë kursyer as gazetarët.
Një prej tyre ka qenë edhe gazetari i RTV Ora, Xhoi Malësia, i cili ishte duke filmuar atë çfarë po ndodhte pranë 21 Dhjetorit.
Edhe pse ua ka përsëritur disa herë faktin që është gazetar kjo nuk i ka penguar efektivët, edhe të maskuar, ta tërheqin zvarrë, ta shoqërojnë në komisariat, ta ofedojnë, madje edhe të ushtrojnë dhunë mbi të.
Malësia: Isha duke luajtur basketboll dhe kam dalë.Pashë një moment trazirash pranë 21 Dhjetorit.Kishte shoqërime. U afrova të filmoj, dikush me maskë nga këto të FNSH më thonë hiq telefonin. Nga pjesa e kryqëzimit te rajoni jam çuar forcërisht edhe pse bërtita jam gazetar dhe po gaboni. Kjo është injoruar. Shoqërimi ishte i dhunshëm. Gjëja më e rëndë ndodhi në korridoret e policisë ku i them oficerit jam gazetar dhe po bëni gabim, në atë moment më fyen nga familja dhe më gjuan në faqen e djathtë.Pastaj jam futur në paradhomën e qelive, herë futesha në qeli dhe herë dilja me forcë.Kam thënë vazhdimisht që jam gazetar derisa e kuptuan gabimin që bënë.
Ai tha se ka firmosur në mungesë të dëshirës deklaratën vetëm për të mos zgjatur më tej qëndrimin në komisariat.
Lexo edhe:
/a.r, OraNews