Në komisariate duhet të dërgoni kriminele, jo gazetarë! Lironi Xhoi Malësia
Një grup gazetarësh të Ora News dhe RTV Ora u vendosën në ambientet para komisariatit nr 2 për të protestuar dhe kërkuar shoqërimin e padrejtë të kolegut të tyre Xhoi Malësia, vetëm se ai po kryente detyrën.
Gazetarët Klodi Karaj, Altin Sulçe, Nertila Dosti, Besar Bajraktaraj e gazetarë të tjerë i bënë thirrje publike policisë për të liruar Xhoi Malësinë
“Gazetari i Ora News, Xhoi Malësia eshte shoqeruar nga policia në krye të detyrës! Arsyeja, sipas policisë, pasi ishte pranë një grupi që po qëllonte me gurë. Kolegu im ishte duke filmuar dhe pamjet ishin ne ekran, live. Po pse ku duhet te ishte Xhoi?!
Po sigurisht që mes njerëzve për të raportuar do ishte! Lironi gazetarin, dhe lirojeni Tani! Në komisariate duhet të dërgoni kriminele, jo gazetarë!
