Drejtori i Rtv Ora: Gazetari Malësia ka refuzuar të firmosë deklaratën pa pasyqrimin e dhunës dhe fyerjeve
Refuzimi i gazetarit Xhoi Malësia për të firmosur një deklaratë ku nuk pasqyrohej dhuna, fyrja dhe presioni gjatë shoqërimit të tij nga efektivët e ka zgjatur qëndrimin e tij në komisariat.
Një fakt të tillë e denoncoi drejtori i Informacionit të Rtv Ora Brahim Shima.
Shima: Sapo më thonë që Malësia ka kërkuar të bëjë denoncimin dhe të plotësojë procesverbalin ashtu siç ka ndodhur dhe çuditërisht ngrenë pretendimin se kjo nuk do të firmoset do të rrijë më shumë. Është një formë detyrimi qesharake që gazetari të heqë dorë nga pretendimet e tij. Kjo është e rëndë dhe alarmante. Duhet të ishin drejtuesit e policisë që marrin në dorë situatën se nuk bëhet fjalë për gazetarin por median. Kur i bëjnë me median këto idiotizma është shkelje akoma më e rëndë. U bëj thirrje atyre që bëjnë lojëra të kthehen ku e kanë bërë gabimin, ta korrigjojnë, të marrin deklaratën normale të gazetarit. Të jenë korrekt me ligjin dhe të mos vazhdojnë me këto forma të ulëta presioni.Sot në ditën e drejtave të njeriut kishte më shumë policë se protestues.
Por fill pas këtij denoncimi dhe komunikimit të Rtv Ora me zyrtarë të lartë të policisë së shtetit dhe komisariatit numër 2 për të lejuar gazetarin të pasqyrojë të plotë deklaratën, ata kanë konfirmuar se do ta lejojnë ta bëjë një gjë të tillë.