Policia tenton të shoqërojë edhe një fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 20:36
Policia nuk ka kursyer as fëmijët në protestën e sotme.
Pranë hyrjes së Kuvendit ata kanë tentuar që të shoqërojnë edhe një fëmijë.
Por, ata janë ndaluar nga një polic tjetër aty pranë që ka ndërhyrë dhe më pas e kanë lënë atë të shkojë.
FNSH ka zbritur pranë Parlamentit së bashku me autobotin ujëhedhësit, ndërsa punonjësit e policisë së rendit janë udhëzuar të shkojnë nëpër rrugica të bëjnë shoqërime.