“Ardi Veliu të dorëhiqet urgjentisht”, Myftaraj: Është stërvitur në zona lufte në Turqi

Opinionisti Kastriot Myftaraj ka kërkuar nga studio e Ora News dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Myftaraja ka akuzuar Veliun se ka sjellë dhunë në polici, duke u bazuar në faktin që e ka kryer shkollën në Turqi. Sipas opinionistit, Veliu është stërvitur në zonat e kurdëve, zona të cilat policia turke i përdor banorët si shënjestër.

Myftaraj: Ministri i Policisë së Shtetit, kështu po e quaj Ardi Veliun, është një njeri që duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Ai ka sjellë këtu metodat e policisë turke. Është shkolluar në Turqi për polic dhe atje e kanë stërvitur në zonat e banuara kurde, ku policia i përdor qytetarët kurd si shënjestër. Duhet të largohet urgjentisht sepse ka sjellë dhunën e policisë turke. Jo vetëm ai por të gjithë policët që janë stërvitur në Turqi, duhet të largohen sepse janë stërvitur në zona lufte, janë terroristë. Këto janë njerëzit më të rreziskshëm në policinë e shtetit.

Polici që ka qëlluar u tha se ishte moshatar me Klodian Rashën. Ai nuk ishte 25 vjeç, ishte 31 vjeç dhe ishte në gradën inspektor që do të thotë që  ka marrë trajnim. Ky njeri që është inspektor vret në këto rrethana, imagjino se çfarë bën një polic i thjeshtë.