Deti i trazuar, nisen me vonesë tragetet e linjës Durrës-Bari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 09:55
Moti i përkeqësuar me dallgë deri në 5 ballë në Gjirin e Durrësit ka bërë që 2 tragetet e linjës Durrës-Bri të nisen me rreth 5 orë vonesë.
Lundrimi ishte parashikuar në mesnatë por për shkak të motit të keq u vendos që nisja të bëhej pas pesë orësh, informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.