Bora “nxjerr gafil” institucionet, rrugët e Korçës pa mirëmbajtje, vështirësi në qarkullim
Reshjet e dëborës të nisura në qarkun e Korçës i gjetën të papërgatitur institicionet edhe pse dihet që qarku vuan problematika në muajt e dimrit. Akset kryesore atje janë pa mirëmbajtje e për pasojë, lëvizja ishte e vështirë. Moti i keq përfshiu gjithë vendin këtë të mërkurë.
Rikthimi i reshjeve të dëborës i gjeti pa mirëmbajtje rrugët kryesore në qarkun e KorçëS e për pasojë lëvizja ishte e vështirë.
RRUGË PA MIRËMBAJTJE
Korçë-Dardhë
Korçë-Ersekë
Erseka-Leskovik
Leskovik- Tre Urat
Unaza e Ersekës
Procedura e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar është ankimuar nga kompanitë pjesëmarrëse e për pasojë rrugët mbetën pa u pastruar.
Një prej tyre është edhe rruga e Dardhës, nga ku vijnë edhe këto pamje.
Mjetet që u gjenden të papërgatitur asshtu si institicionet hasën në probleme për shkak borës e mungesës së kriposjes në rrugë.
Nga kilometri i 9 deri në të 12 lëvizja jo të gjitha mjetet mundën të kalojnë.
Në kushtet e mungesës së pastrimit, Policisë rrugore i duhet ta përballojë e vetme situatën e krijuar.
Për të shmangur problemet, shoferët këshillohen të qarkullojnë me kujdes dhe të pajisjen me goma dimërore e zinxhirë në rast nevoje.
Moti i keq përfshiu të gjithë vendin këtë të mërkurë.
Në lartësi pati reshje dëbore e pjesën tjetër ere e fortë e shi.
Këto kushte atmosferike bënë që të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit në Vlorë, dhe shkaktuan vonesa në nisjen e trageteve nga porti i Durrësit.