Vaksinimi në Gjermani nis në ditët e para të vitit 2021
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2020, 11:12
Shefi i stafit të kancelares gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se vaksinimi kundër Covidit në Gjermani pritet të fillojë në ditët e para të vitit të ardhshëm.
Autoritetet e Bashkimit Europian deri në 29 dhjetor do të marrin vendimin për miratimin e vaksinës së parë për përdorim.
Gjermania është duke përgatitur tashmë qendrat e vaksinimit.
Shefi i stafit të Merkelit, Helge Braun, ka thënë për gazetën Bild se është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet mjekësore.
Braun tha se ai dhe kancelarja Merkel do të vaksinohen “kur t’iu vijë radha”.
Të hënën, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 12.332 raste të reja me Covid në Gjermani.
F.K/ Ora News