Identifikimi dhe raportimi i fëmijëve në rrugë, Bashkia e Tiranës hap tender 56 mln lekë për 10 tableta
56 milionë lekë do të paguajë Bashkia e Tiranës për blerjen e 10 tabletave, trajnimin me një javë të punonjësve dhe krijimin e një sistemi për identifikimin e fëmijëve në situatë rrugë. Në dokumente thuhet se do të ketë mirëkuptim në rast gabimesh edhe kur fituesi nuk i ka kuptuar mirë kërkesat,
Dy vite më parë, Erion Veliaj, i konsideroi prioritet fëmijët në situatë rruge.
Por duket se deri më tani pak kush ka informacion se çfarë është bërë me ta.
Por shpenzimet duket se do të përqendrohen më shumë në projekte.
Për identifikimin dhe raportimin e tyre Bashkia e Tiranës ka vendosur të zhvillojë tenderin me objekt "digjitalizimi i procesit të identifikimit dhe raportimit të fëmijëve shfrytëzuar ekonomikisht, dhe në situatë rruge" me fond limit 58 milionë lekë të vjetra.
Kompania fituese ka detyrim që me këtë fond të krijojë këtë sistem, të sigurojë 10 pajisje tablet dhe të trajnojë për një jave përdoruesit.
Fondi do të shërbejë dhe për mirëmbatjen e sistemit për 2 vjet.
Pjesëmarrës në këtë procedurë rezulton të ketë qenë vetëm "Soft & Solution" shpk me ofertën 56 milionë lekë të vjetra pa TVSH dhe automatikisht edhe fituesi.
Megjithatë, Bashkia e Tiranës nuk përjashton as mundësinë që ky sistem të shoqërohet me një sërë risqesh për implementimin dhe përfundimin me sukses të tij ku përfshihet koha, mundësia që operatori nuk ka kuptuar kërkesat apo mungesa e përshtatshmërisë së sistemit.
1- Koha relativisht sfiduese për implementimin e projektit dhe niveli fillestar i përdorueshmërisë së tij nga përdoruesit fundorë.
2- Paqartësia e kërkesave apo kuptimi jo i saktë dhe rrjedhimisht implementimi jo i saktë nga operatori ekonomik.
3- Eksperienca e stafeve që do të përfshihen në realizimin e projektit. Bashkia e Tiranës ka në përbërjen e saj staf, i cili ka kërkesa dhe pritshmëri të larta.
4- Mungesa e përshtatmërisë së sistemit me kërkesat dhe pritshmëritë e përdoruesve.
Duket se Bashkia nën drejtimin e Erion Veliaj ka menduar vetëm identifikimin e fëmijëve të shfrytëzuar ekonomikisht dhe në situatë rruge por jo si do i ndihmojë ata.