Fatmir Hysenbelliu zemërthyer bën dedikimin e trishtë për xhaxhain: Do të kujtoj gjithmonë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2020, 17:04
Mëngjesin e sotëm, bota e medias u zgjua nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të pronarit të Fax News, Kasem Hysenbelliu.
Menjëherë, kolegë dhe bashkëpunëtorëve të Hysenbelliut shprehën ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të biznesmenit.
Së fundmi edhe nipi i tij, Fatmir Hysenbelliu ka postuar si homazh një foto të xhaxhait.
"Jam zemërthyer dhe pa fjalë për këtë lajm. Do të kujtoj gjithmonë me buzeqeshjen tënde. U prehsh në paqe xhaxhi!"- shkruan Fatmiri.
