Mos e humbisni! Rrugëtimit të emisionit "2 Botë" i vjen fundi, emocione dhe plot supriza ju presin mbrëmjen e sotme
Prej 11 javësh emisioni "2 Botë" ka bërë që të gjithë shikuesit të stacionohen pranë ekranit të RTV Ora çdo të shtunë në orën 21:00.
Dymbëdhjetë konkurentë njëri më ndryshe se tjetri kanë dhuruar emocione, të qeshura pa fund dhe plot të papritura.
Në këtë "Game Show" nuk kanë munguar as intrigat dhe suprizat të cilat servireshin çdo javë për publikun.
Shumë të ftuar i janë bashkuar kastit të "Dy Botë" ku pa dorashka dhe mjaft të çlirët janë bashkuar me konkurentët në lojërat dhe sfidat e rradhës.
Mirëpo, këtij rrugëtimi kaq të bukur mbrëmjen e sotme do ti vijë fundi. Puntata e kësaj të shtune ajo e 12 është dhe finalja e këtij spektakëli dhe nuk na mbetet gjë tjetër përveçse t'ju ftojmë ti bashkoheni dhe ju emocioneve që kasti i mrekullueshëm ka përgatitur për ju në këtë puntatë speciale.