Durrës, zjarr në katin e 6 të një pallati

Një apartament në katin e gjashtë të një pallati në Durrës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së bukës.

Dy  zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen  e flakëve.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.