Vëzhgim i Temporas - Baret dhe restorantet humbin 50% të punonjësve dhe veprimtarisë

Pasojat e krizës nga Covid 19 shfaqen dramatike në sektorin e bareve dhe restoranteve.

Enri Jahaj rrëfen për emisionin Temprora edhe shifrat e bizneseve që deri në këto moment janë mbyllur.

Po sjellim një shembull konkret.

Ne takojmë Arvin Kitën, një sipërmarrës në sektorin e restoranteve.

Faza e parë, një mbyllje totale ndërsa sot me kufizimin e orareve duket se ka dëmtuar në masën 50% gjithë veprimtarinë e restorantit të tij.

Një mbyllje tjetër, thjesht e papërballueshme.

Një sektor që punëson rreth 200 mijë qytetarë, një gjenerator shumë i rëndësishëm për ekonominë, duket se ka goditur pikërisht numrin e të punësuarve.

Nëse baret dhe restorantet kanë një orar të kufizuar për të funksionuar, clubet janë ata që prej marsit nuk kanë punuar asnjë ditë.

Flamur Hysenaj është një prej pronareve të clubeve të natës e sot zëri i dridhet teksa na rrëfen gjendjen në të cilën ndodhet.

Të gjithë punonjësit janë në shtëpi.

E nesër nëse do të hapen clubet Hysenaj na thotë se nuk do të mundet që të marrë në punë as gjysmën e punëtorëve që kishte, por ka dhe një zotim.

Të gjithë kanë apel për qeverinë.