Vetëvrasja te "Covid 2", gazetari: Drejtor, prapë Shefqeti e ka fajin?!

Gazetari Ylli Dylgjeri reagon lidhur me vetëvrasjen e sotme të 60-vjeçarit nga Laçi, i cili ishte duke u kuruar nga Covid-19 në spitalin Covid 2, "Shefqet Ndroqi".

Teksa rrëfen një histori personale nga zgjedhjet e vitit 2005, Dylgjeri pyet se a ka përgjegjësi drejtori i spitalit në fjalë për vetëvrasjen e katërt që i ndodh në institucionin që ai drejton.

Postimi i plotë i Dylgjerit:

Drejtor, prap Shefqeti e ka fajin?

Zhvilloheshin zgjedhjet kuvendore te vitit 2005.

Isha i ngarkuar te punoja ne shtabin e Kryeministrit te kohës që kandidonte në zonën 99-të, në Sarandë.

Në ato muaj u bënë mjaft investime në Sarandë.

Një prej tyre ishte edhe pista uljes së helikopterit pranë Spitalit te Sarandës.

Morri pjesë vetë Kryeministri në inagurim. Siç e deshte puna u morra me organizimin e ceremonisë përuruese. Kontaktova me autoritetet me të larta të Spitalit për pritjen dhe organizimin sipas rregullave.

Kështu në ditën e planifikuara, në shesh krahas qytetarëve, elektoratit te majtë, kishin dalë edhe të sëmurët në ballkonet e spitalit. Dhe si të mos mjaftonin këto, drejtoria kishte nxjerrë në ballkonet e katit të fundit edhe të sëmurët psiqikë!!! E pa besueshme! Aq qesharake u bë kjo prani e tyre, sa kur Kryeministri kërkoj të marrë fjalën përshëndetëse, të gjithë u qetësuan, të sëmuret psiqike jo. Nuk pushonin se brohorituri. Tentova të komunikoj me to, me personelin përgjegjës, por e kote...

Më keq thërrisnin. Kur e përjetoi këtë situatë Kryeministri mu drejtua mua, me humor me tha: A ja ke dhëne ilaçet?

Se desha veten. Ngjis shkallët e spitalit, dhe bashkë me infermieret që u ndodhën i muarrëm dhe i mbyllëm nëpër dhomat e tyre. Por nuk ishte e thënë. Njeri kishte shpëtuar, e i është bashkuar të mënçurve...

Ndërkohë pasi u vu qetësia, u mbajt edhe fjala përuruese e mes duartrokitjeve e mbyllem dhe vijuam në përurimet e tjera në kanalin e Bistricës.

Me të mbritur aty, në koktejin e organizuar për përurimin e një parmaku 12 km përgjatë lumit, vjen një lajm i rëndë nga gazetarët lokal.

Më vinë e me thonë me një frymë:

Zoti Dylgjeri, sa u largua Kryeministri nga Spitali i Sarandës, një nga të sëmurët është hedhur nga kati lart...dhe vdiq!

UaaaaUuuu!

E keni verifikuar lajmin? - u them

Po- më thonë.

Marr makinën e nisem drejt spitalit. Aty ndeshem me mjeket, drejtorin dhe policinë. I pyes per rrethanat, me thone se... e ka rast të perseritur hedhjen nga lartësitë?

Çështe kjo !? Po Ju çmasa keni marrë ? - i them drejtorit? Uli sytë dhe nuk mu përgjegj.

Me tej ngjarja morri përmasa.U bënë analizat e shkarkimet e bashkë me to çështja shkoj në gjykatë...

Nuk e di, në Spitalin "Shefqet Ndroqi" a ka përgjegjësi, Drejtori i Spitalit etj, pas 4 hedhjeve dhe përfundimit tragjik të tyre?

Apo si zakonisht drejtësia e Ramës ja ka lëne edhe këte herë fajin...Shefqetit! Se i kujtoj, që mua, per nje strofe vjershe më shkarkuan...