EMRI/ E përplas makina, humb jetën këmbësori në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 16:59
Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Nga informacionet paraprake mësohet se, një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryqëzimit në Ishull Lezhë, ndërsa sipas asaj që mëson Ora News, viktimë ka mbetur 61-vjeçari Gjon Kola.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Duhet theksuar se në këtë aks rrugor janë regjistruar disa aksidente fatale për jetët e këmbësorëve.