Dhunë ndaj gruas shtatzanë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2020, 16:39
Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtatzanë.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Castelfranco, pranë Modenas, rreth orës 19:45, pas një konflikti për motive të dobëta.
I riu shqiptar, vetëm 21 vjeç, kishte goditur me shkelma dhe shpulla bashkëshorten e tij, gjithashtu edhe shqiptare.
Pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar, bashkëshortja u dërgua në Spitalin e Modenas, ndërsa 21-vjeçari shqiptar përfundoi në prangat e Carabinierëve.
Identiteti i të arrestuarit nuk është bërë ende i ditur.