Artan Lame në Korçë: Ka pasur presione kriminale për pronat
Interesat e larta për tokat e bregdetit kanë sjellë ndryshime të shpeshta në Kadastrën e Vlorës.
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame deklaroi se nuk kanë munguar as presionet kriminale.
“Ka pasur presione sat ë duash, të cdolloji, deri tek ato që duhen marrë seriozisht.”
Por nuk përjashtoi as mundësinë e ndryshimeve të tjera.
“Ndrshime do të ketë qysh nga drejtori deri te punnjësi i fundit. Është më mirë t’u përgjigjemi pyetjeve pse kemi ndryshuar drejtorin se sa të lëmë qytetarët pa shërbim.”
Për sa i përket qarkut të Korçës Lame nenvizoi problemet e trashëguara ndër vite.
“Një problem të madh të trashëguar është regjistrimi i shtëpive të vjetra.”
Procesi po vijon dhe me regjistrimin e tokave, sipas ndarjeve që janë bërë në pronat e trashëguara
“Toka bujqësre e një fshati është marrë një fshat tjetër. Po mundohemi që me bashkinë e Korcës që të regjistrojmë fillimisht dhe të bëjmë një hartografi.”
Për shkak të kërkesave të larta Lame deklaroi se javës që vjen do të shkojë në veri të vendit.