“Fantazëm politike”, Vasili sulmon Komitetin e Ekspertëve: Betimin e Hipokratit e vendosën në prehrin e hipokritit

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, njëkohësisht në profesion mjek, në një intervistë për RTV Ora ka sulmuar Komitetin e Ekspertëve, duke i cilësuar si fantazma politike.

Vasili ka shtruar se politizimi i tyre është një shembull i shëmtuar se si “betimi i Hipokratit” është vendosur në prehrin e një hipokriti, duke iu referuar kryeministrit Rama.

Vasili: Komiteti i Ekspertëve është një komitet fantazëm që nuk ekziston. Është një fantazëm politike që sa herë që Edi Rama është shtërnguar për situatën dhe s’di ç’të thotë, iu referohet atyre. Sa herë që situatë iu duket sikur po e merr në duar del dhe bërtet. Është një shembull i shëmtuar se si profesionistët vihen në dispozicion të të keqit të qeverisjeve politike. Një pjesë e tyre “Betimin e Hipokratit” e kanë vënë në prehrin e hipokritit që drejton qeverinë dhe kjo është shumë e rëndë.

I tërë aksi organizativ që në fillim të pandemisë ka qenë e zënë prej fyti, pasi u mblodhën të gjithë në numrin 127 dhe te Infektivi. Kam kërkuar me qindra raste që aktivizimi I mjekut të familjes, konsiderimi i vijës së zjarrit te familja dhe jot e vija fundore është kyçi i suksesit. Testim, trajtim, gjurmim janë mekanzima që nuk i shmangim dot, sepse janë themele të anës biologjike të përballimit të pandemisë. Sot janë kujtuar për mjekun e familjes.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Tea Islamaj.