Ju flet Moska: Cili jeni ju shoku Artur Kala?
Emisioni "Ju Flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj trajtoi edhe këtë të mërkurë rolin e Artur Kalës, drejtorit për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të kofiskuara, në falimentimin e Rtv Ora dhe Ora News.
Emisionin e sotëm ai kishtë një kërkesë të qartë për zotin Kala, bërjen transparente të CV-së së tij.
Myftaraj: Artur Kala të cilit i adresohem në këtë titull të emisionit është Drejtori i një institucini të rëndësishëm sa i përket luftës së krimit dhe korrupsionit, është i rëndësishëm në letër se në praktikë gjërat ndryshojnë. Artur Kala është drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nënkuptohen prona të krimit të organizuar dhe të njerëzve të korruptuar. Kështu është në letër sipas ligjit për Agjencinë, në realitet janë gjërat ndryshe. Ajo që dua të flas sot është një pyetje: Cili është shoku Artur Kala? Them shoku sepse ishte një emërim partiak në krye të një instituconi që nuk duhet të ketë njerëz partiakë por duhet të ketë ekspertë. Ish-kryetari i PS Bulqizë deri në 2013 emërohet në krye të këtij institucioni kur Edi Rama bëhet kryeministër në 2013 dhe këtë detyrë vazhdon ta mbajë dhe sot prej 7 vitesh.
Problemi është se zoti apo shoku Kala nuk ka një CV publike të shpallur, kjo duhet të ishte në faqen zyrtare online të Agjencisë. Institucioni i tij nuk ka fare një portal online. Ka një faqe në facebook që nuk është as me atë shenjën blu që tregon se është faqe autentike. Një Agjenci shtetërore duhet të ketë një portal që të informojë publikun. Por mesa duket ky institucion nuk ka një portal sepse zoti Kala nuk do të vendosë CV e vet. Cili është shoku Artur Kala? Ne e njohim, unë e di cili është me detaje, e di çfarë ka bërë para se të bëhej kryetar PS-je, pasi u bë kryetar PS-je, si u shkollua, me çfarë është marrë në Bulqizë, si erdhi në Tiranë, pse e solli Edi Rama, çfarë ka bërë që në 2013 dhe deri sot, por dua të respektoj ligjin, etikën insitucionale dhe dua që në fillim të informohem zyrtarisht sipas ligjit për informimin publik, dua të informohem nga institucuioni i zotit Kala për CV zyrtare të Drejtorit.
Dhe për këtë sot i kam nisur një letër zyrtare si drejtues i emisionit në Rtv Ora dhe i kërkoj personit përgjegjës në Agjenci për zbatimin e ligjit për informimin publik një CV të drejtorit por të detajuar me shkollimin dhe jo CV si bëjnë këta.Kanë detyrim të ma japin këtë CV, nëse nuk ma japin kam të drejtë unë t'ia bëj CV si di unë. Por edhe nëse CV që mund të më japin do të ketë pika bosh, përsëri unë kam të drejtë ti mbush me informata sipas të dhënave që kam unë dhe nuk kam pak.
Zoti Kala kur nuk merret me dreka dhe darka merret me marrjen e pronave dhe kalimin te rrethi i njerëzve të njohur. Para 2013 kur ishte Berisha në pushtet, gazeta e PS e zotit Kala nxirrte një fotografi familjare të Berishës duke ngrënë një drekë dhe i thoshte a kanë dhe shqiptarët të hanë kështu?
Dhe unë e pyes zotin Kala, a munden bulqizakët ku ka qenë ai kryetar para 2013 të shkojnë kështu në restortante luksoze dhe ta shtrojnë tavolinën me familjen? Duket që restoranti është luksoz.
Kala, si punonjës i një Agjencie pranë Ministrisë së Brendshme duhet të respektonte ligjin që është në fuqi që nga 1991 për departizimin dhe depolitizimin.
Ministria e Brendshme futet në organet e departizuara dhe depolitizuara, kuptohet përveç ministrit dhe zëvendësministrave.
Kala duhet të ishte depolitizuar dhe departizuar që nga 2013. Ai shkel ligjin duke marrë pjesë në veprimtari partiake, të jetë anëtar i PS. Por kush do t'ja dijë për ligjin në qeverisjen e "Rilindjes".
Fotot janë marrë nga profili i tij në facebook. I pëlqen shumë të paraqitet duke ngrënë dhe duke pirë. Kur nuk bën foto duke ngrënë dhe duke pirë i pëlqen të paraqesë foto me ambasadorë të huaj, mbush atë mungesën e personalitetit që ndjen si zyrtar. Nuk e beson as vetë që ka arritur në këtë ditë, nga një njeri që nuk kishe bukë të hante. Kështu thoshte dhe vetë në takimet politike në Dibër kur ishte kryetar i PS. Është nga fshati Peladhi i Dibrës.
Pse nuk vë një CV, ai mund të shpikë dhe sajojë një CV. Nuk sajon një CV sepse e shkuara e tij është aq bosh, aq e mbushur me mashtrime sa nuk guxon të botojë një CV. Ky njeri ka pushuar një njeri nga puna vetëm sepse i ka kërkuar CV që ta paraqesë në faqen e institucionit në facebook. Presim përgjigjen e tij, të marrim CV sipas kërkesës që kemi bërë. Mund të mos na e japë, do të di çfarë ti them. I kam thënë dhe dje që na ka pas, as e imagjinon dot se çfarë do ti nxjerrim.
Ta dijë edhe Edi Rama, turp që ka vënë njerëz të tillë në institucione. Ta marrin vesh dhe ambasadorët e huaj që nxjerr ky në foto në facebook. Ky njeri do të merret me këtë detyrë të rëndësishme të administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, ky njeri që ka detyrën e falimentimit të Rtv Orës, këtë detyrë po e zbaton tani me lehtësinë që pi atë gotën e birrës, do merrem me të dhe shefat e tij.