Ishmi ende në çadër, banorët thirrje institucioneve: Përshpejtoni punimet

Fshati Gjoricaj në Ishëm të Durrësit u trondit si çdo qytet tjetër nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot, pas një viti me dhjetra familje vijojnë të jetojnë në çadër e disa në kontejnerë. Banorët tregojnë për kameran e Rtv Ora vështirësitë e një viti pa çati mbi kokë.

Fshati Gjoricaj në Ishëm të Durrësit u trondit si çdo qytet tjetër nga tërmeti i 26 nëntorit. Me dhjetra familje vijojnë të jetojnë në çadër e disa në kontejnerë.

Kaluan dimrin e viti të kaluar në çadër e tashmë po kalojnë edhe këtë dimër të ftohtë.

"Dimri po vjen dhe ku do të rrimë. Jemi njerëz shumë. Edhe vera e nxehtë, kemi fjetur në hijet e pemëve. Shumë e vështirë, 5 veta në çadër."

Shtëpia e Xhafer Kerrit tashmë është shembur e janë në pritje të rindërtimit të shtëpisë.

"Shteti i lutemi të na e bëjë sa më parë se jemi me dy fëmijë të vegjël."

Çdo ditë jetojnë me shpresën për të hyrë në banesën e re.

"Kanë thënë se do e bëjnë por se kur nuk e dimë."

E zonja e shtëpisë tregon dhe për situatën e pandemisë. Për të ishte e vështirë të mbahej higjiena në çadër pasi kushtet nuk janë as minimalet.

"Ku të mbaj pastërti në çadër?"

Në pritje për rindërtimin e shtëpisë eshtë dhe Shqipe Tina, e cila kërkon nga shteti përshpejtimin e punimeve pasi në shtëpinë e saj ashtu si tek të tjerat është hedhur vetëm një shtresë beton dhe është bërë balancimi i tokës.

"Jemi në dorë të Zotit, kismet."