Konflikti me bashkinë Dimal për pronën, pronarët e banesës përplasen me IKMT: E kemi me letra e hipotekë

Petrit Baho së bashku me bashkëshorten e tij janë përplasur me efektivët e policisë bashkiake për të mbrojtur banesën e tyre në fshatin Poshnje në bashkinë Dimal.

IKMT ka shkuar aty për të ekzekutuar një vendim të bashkisë Berat që një pjesë e pronës së Bahos ti kthehet bashkisë pasi ajo është pronë publike.

Vendimi kundërshtohet nga pronarët e banesës.

"Më kanë ardhur për të shkatërruar shtëpinë që e disponoj, tre kate me hipotekë dhe  letra. Jam i dhunuar fizikisht edhe prona më është cënuar."

Ata shprehen se IKMT nuk i ka njoftuar për shembjen.

"Jo, nuk nxjerrin asnjë shkresë."

Avokatja e Bahos thotë se gjithë procesi është i paligjshëm.

"Është me dokumentacion të rregullt ligjor, Baho është në konflikt prej disa javësh me bashkinë Dimal. E ka detyrim ligjor të presë vendimin gjyqësor."

Të pyetur mbi këtë vendim të marrë nga bashkia Dimal, inspektorët e IKMT kanë pohuar jashtë kamerave se muret rrethuese, porta hyrëse dhe veranda e banesës janë pronë e bashkisë.

Pas përplasjes me pronarëve, policisë dhe IKMT, këta të fundit janë tërhequr përkohësisht nga veprimet e tyre.