Lagjja e harruar në Elbasan, banorët: Kemi frikë të dalim natën, mungon ndriçimi

Hyrja e lagjes "Dyli Haxhire" në Elbasan po vuan mungesën e investimeve.

Rruga e pashtruar u përmbyt pak kohë më parë por Bashkia u mjaftua duke hedhur vetëm çakull.

Banorët duan investime konkrete duke theksuar se kanalet janë të papastruara ndërsa rruga është e amortizuar.

"Nuk kalohet fare."

"Janë punë shumë të lehta, nuk është shpenzim i madh por i lënë pas dore."

Qytetarët që jetojnë në këtë zonë ankohen dhe për mbeturinat për shkak të mungesës së kontejnerëve ndërsa drejtojnë gishtin nga Bashkia Elbasan dhe kryetari Gentian Llatja,

"E ka fajin Bashkia."

Në mungesë të ndriçimit të moshuarit e kanë të vështirë të lëvizin natën ndërsa thonë se ndihen edhe të frikësuar.

"Shumë vështirë. Frikë kemi, se pleq jemi ne."

Në 25 shtator, deputeti i qarkut të Elbasanit dhe kryebashkiaku Gentian Llatja premtuan përmirësimin e infrastrukturës dhe reabilitimin e lagjeve por deri tani këto premtime nuk janë mbajtur pasi në jetën e qytetarëve nuk ka ndryshuar asgjë.