OBSH në alarm për Italinë, e para në Europë për rastet e reja me Covid në 24 orë
Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë me dije se sot Italia mban rekordin europian të rasteve të reja pozitive Covid të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit dhe renditet e treta në botë.
Sipas raportit epidemologjik javor të OMS në 1 milionë banorë Italia ka regjsitruar 3902 të infektuar gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i viktimave në krahasim me një javë më parë është rritur me 26% më shumë, pra 578 viktima çdo 1 milionë banorë.
Dita e sotme ka regjistruar në Itali 722 viktima dhe të 25.853 të infektuar Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kapërcyer 1.480.874 persona dhe aktualisht janë 791.697 raste aktive pozitivë.
Italia në 24 orët e fundit ka shënuar një rekord me pacientësh të shëruar. Janë 31.819 më shumë e numri total i tyre që nga nisja e pandemisë është 637.149
Tamponë të kryer në 24 orët e fundit në Itali janë 230.007.
Në strutkurat spitalorenë 24 orët e fundit janë regjistruar 264 pacientë më pak e në reparte të terapisë intesiv janë shtruar 32 pacientë më shumë.