Viktima e tretë në pak orë/ Makina përplas për vdekje 59-vjeçarin në Fier
Pas aksidenteve fatale me dy viktima në Tiranë dhe Lezhë, një tjetër ngjarje e rëndë përgjak rrugët e vendit.
Aksidenti më i fundit është regjistruar në Bypassin Levan-Fier, vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”.
Makina, e drejtuar nga një qytetar nga Tirana ka përplasur për vdekje një këmbësor 59-vjeçar, i identifikuar si Sokrat Semini.
Sipas asaj që mëson Ora News, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shtetasi Gjergji Zeqaj, i cili është shoqëruar në polici.
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.
U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.