Balliu: 1 milion shqiptarë vlejnë sa Salillari për Edi Ramën

I ftuar mbrëmjen e djeshme në "Tempora" në RTV Ora, ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, në Shqipëri, Koronavirusi ka një aleat shumë të madh dhe ai është kryeministri i vendit.

"Por koronavirusi këtu është në parajsën e vetë, qytetarët janë në ferr. Sepse këtu virusi, ndryshe nga vende të tjera ka një aleat shumë të madh që është Edvin Kristaq Rama.

Për 1 milion banorë Edi Rama ka dhënë 36 milionë euro. Për Edi Ramën 1 milionë qytetarë nuk vlejnë sa Salillari,  që i ka dhënë 40 milionë euro te projekti i Unazës.  Pra, për Edi Ramën, 1 milion shqiptarë nuk bëjnë as për një Salillar. Kjo është politika që ndjek Edi Rama".

Klevis Balliu: “Është mëse normale që nga operacioni te Teatri e drejtonte një oficer i Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, i cili nuk duhet të jetë aty me ligjin që ka shteti shqiptar. Nuk lejohet të jetë në punë në Policinë e Shtetit sepse ka qenë oficer dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai duhej zhdukur nga Policia e Shtetit.

E dyta, për ta përmbledhur. Në Shqipëri ka 8 vite që arrestohen qytetarët që Rama të vjedhë rehat. Konfiskohen televizione që Rama të vjedhë rehat. Sulmohen gazetarë që Rama të vjedhë rehat. Pra, kjo nuk është një gjë që ndodhi sot. Banorët e Unazës janë arrestuar dhe burgosur para pandemisë.

Përsa i përket pandemisë, nëse ky njeri kishte merakun e pandemisë, kishte marrë masa. Por koronavirusi këtu është në parajsën e vetë, qytetarët janë në ferr. Sepse këtu virusi, ndryshe nga vende të tjera ka një aleat shumë të madh që është Edvin Kristaq Rama.

Për 1 milion banorë Edi Rama ka dhënë 36 milionë euro. Për Edi Ramën 1 milionë qytetarë nuk vlejnë sa Salillari,  që i ka dhënë 40 milionë euro te projekti i Unazës.  Pra, për Edi Ramën, 1 milion shqiptarë nuk bëjnë as për një Salillar. Kjo është politika që ndjek Edi Rama.

Dhuna që ushtrohet ndaj qytetarëve, burgosjet për mospagimin e dritave,. Mos harrojmë, ka qenë një nga dramat më të mëdhaja. Njerëzit kanë vrarë veten në burg se nuk paguanin dot 15 mijë lekë faturën e dritave dhe këtu nuk futen në burg ata që vjedhin qindra miliona euro me koncesionet, me inceneratorët. Nuk keni një të arrestuar, një të përndjekur.

Dhe për ta mbyllur, e gjitha Ramaforma, si qëllim në vetvete ka patur këtë: të burgosim qytetarët, të mbyllim mediat që ne të vjedhim rehat. Por kjo merr fund më datë 25 prill”