Si Covid-19 fiku dashurinë 63-vjeçare/ Grua dhe burrë vdesin një orë larg njëri-tjetrit

Ata ishin takuar kur ishin 18-vjeçarë, në Foggia. Në vitin 1957 ata u martuan dhe u transferuan në Milano, por të dielën ata humbën jetën si pasojë e Covid-19, një orë larg njëri-tjetrit.

Kjo është historia 63-vjeçare  dashurisë e Olgas dhe Vincenzo Molino, 83 dhe 83 vjeç, të cilët pasditen e së dielës mbyllën sytë përgjithmonë pas një beteje me virusin.

"Ata nuk dilnin, ishin shumë të kujdesshëm, por gjyshi shkoi një herë në farmaci dhe për fat të keq u sëmurën”, thotë Katia, një nga gjashtë nipërit dhe mbesat e çiftit.

“Ata festuan 63-vjetorin e martesës më 26 shtator dhe ishin gjithmonë bashkë. Unë do të sjell me vete kujtimin e gjyshes sime nga Puglia, ndërsa ajo po përgatiste orkiejën me dorë dhe gjyshin tim pranë saj që i mori një nga një për ta ndihmuar”, vijon mbesa e çiftit, përcjell Ora News.

Olga dhe Vincenzo u shtruan në spital në San Gerardo di Monza më 11 nëntor pas 10 ditësh me ethe dhe temperaturë shumë të lartë.

“Ishte gjyshi ai që tregoi simptomat e para - thotë Katia - dhe pastaj gjyshja. Përkundër etheve të larta, për më shumë se një javë mjeku nuk doli kurrë për t'i vizituar ata, ai u dha atyre një antibiotik duke thënë se ishte grip por në fakt ishte Covid-19”

Pas katër ditësh qëndrimi në spital, në orën 2 pasdite të së dielës Olga vdiq dhe, një orë më vonë, Vincenzo e ndoqi atë.

Ata nuk mund të qëndronin kurrë larg njëri-tjetrin, tregojnë familjarët.

/a.r, OraNews