Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë trupat e 200 të vrarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 16:49
Azerbajxhani dhe Armenia kanë shkëmbyer trupat e 200 të vdekurve që kanë humbur jetën në rajonin e Nagorni-Karabakut.
Sipas një njoftimi të bërë nga kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer trupat janë shkëmbyer në prani të paqeruajtësve rusë.
Më shumë se 1.000 njerëz janë vrarë në një konflikt gjashtë-javor midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Zona, e cila është kontrolluar nga armenët për një çerek shekulli, konsiderohet pjesë e Azerbajxhanit nga Kombet e Bashkuara.
Azerbajxhani ka bërë fitime të konsiderueshme territoriale në ofensivën e fundit ushtarake që filloi në fund të shtatorit.