Merkel e shqetësuar: Covid-19 po më detyron të marr vendimet më të vështira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2020, 15:45
Gjatë një deklarate të bërë ditën e martë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se situate e pandemisë në Gjermani është mjaft serioze.
“Numri i infeksioneve nuk po shënon rritje, megjithatë infeksionet mbeten akoma shumë të larta. Ne duhet të reduktojmë kontaktet”- tha Merkel.
Merkel gjithashtu shtoi se kufizimi i kontakteve mes njerëzve ishte njëri ndër vendimet më të vështira që u detyrua të ndërmerrte gjatë detyrës.
Megjithatë sipas kancelares ajo do të kishte preferuar të binte dakord të hënën me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë për zbatimin e masave më të rrepta kufizuese, pasi u shpreh e shqetësuar për përhapjen e Covid-19 në disa vende.