Kërcënimi nga emigrantët, ja pse Hungaria vendosi veton në buxhetin e BE

Hungaria vuri veton e buxhetit të Bashkimit Evropian 2021-2027 dhe fondit të rimëkëmbjes post-koronavirus sepse ata do ta kishin detyruar atë të pranonte emigrantët, tha të mërkurën Kryeministri Viktor Orban.

Hungaria, së bashku me Poloninë, vuri veton si të buxhetit ashtu edhe të planit të rimëkëmbjes të hënën, duke argumentuar se ligji i buxhetit përfshinte një klauzolë që lidh fondet e BE me sundimin e ligjit.

Orban është një kundërshtar i vendosur i emigracionit  masiv me arsyetimin se zbeh identitetin kombëtar dhe evropian.

"Pas pranimit të propozimit aktual nuk do të kishte asnjë pengesë kundër lidhjes së disbursimit të fondeve të vendeve anëtare për të mbështetur emigracionin dhe për të shantazhuar ato vende që kundërshtojnë emigracionin me sanksione buxhetore," tha Orban në një deklaratë të botuar nga agjencia shtetërore e lajmeve MTI.

Buxheti dhe paketa e rimëkëmbjes nuk kanë ndonjë klauzolë specifike në lidhje me emigracionin dhe analistët politikë thanë se komentet e Orban kishin për qëllim rritjen e mbështetjes midis votuesve të tij vendas duke përdorur përsëri retorikën anti-emigrim.- raporton Reuters