Paralajmërimi i Biden: 'Më shumë njerëz mund të vdesin' nëse Trump bllokon tranzicionin
Joe Biden ka paralajmëruar se "njerëzit mund të vdesin" nëse administrata e tij presidenciale e ardhshme vazhdon të pengohet nga Donald Trump.
Duke folur në Delaware, presidenti i zgjedhur tha se ishte i nevojshëm bashkërendimi për të luftuar shpërthimin e koronavirusit.
Ai e quajti refuzimin e Presidentit Trump për të pranuar humbjen e zgjedhjeve, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë nga të dy palët, "krejtësisht të papërgjegjshme".
"Kjo nuk është një lojë," shkroi ish-zonja e parë Michelle Obama në rrjetet sociale.
Presidenti i zgjedhur Biden ka 306 vota në kolegjin zgjedhor, duke kapërcyer pragun prej 270 të nevojshëm për të fituar.
Megjithatë, Trump shkroi në Twitter të hënën në mëngjes: "Unë fitova Zgjedhjet!"
Ekipi i fushatës së Trump ka nisur një sërë sfidash ligjore pas votimit të 3 nëntorit për rinumërimin e votave.
Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), agjencia qeveritare e ngarkuar me fillimin e procesit të tranzicionit për një president të ri, ende nuk e ka njohur Z. Biden dhe Kamala Harris si fitues, duke i lënë ata pa qasje në njoftimet e ndjeshme qeveritare që zakonisht ofrohen për një administratë në hyrje.
Ndihmësit e presidentit të zgjedhur demokrat kanë thënë se refuzimi i Trump për t'u përfshirë në një tranzicion gjithashtu do të thotë që ekipi i Biden është përjashtuar nga planifikimi rreth një strategjie të shpërndarjes së vaksinimit.
Në fjalën e tij të hënën, Biden tha për tranzicionin e bllokuar: "A e kupton ndokush këtë? Ka të bëjë me shpëtimin e jetëve, në të vërtetë, kjo nuk është hiperbolë.Më shumë njerëz mund të vdesin nëse ne nuk koordinojmë punën," shtoi ai.
Duke e quajtur shpërndarjen e vaksinave në të gjithë vendin një "ndërmarrje të madhe", Biden tha se nëse ekipi i tij do të duhej të priste deri në 20 Janar - inaugurimin e tij presidencial - pwr tw filluar punwn në programin e shpërndarjes, ata do të mbeteshin prapa " një muaj apo një muaj e gjysmë”.
I pyetur nëse do të inkurajonte udhëheqësit e shtetit për të rivendosur urdhrat e qëndrimit në shtëpi, presidenti i zgjedhur në vend të kësaj u bëri thirrje zyrtarëve të inkurajojnë mbajtjen e maskës.