Kryeministri britanik vetëizolohet në shtëpi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2020, 13:22
Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, është vetëizoluar në banesën e tij ku do të qëndrojë për dy javë pasi zhvilloi një takim me një zyrtar i cili rezultoi pozitiv me Covid-19.
Kryeministri britanik, përmes këtij postimi, shkruan se aktualisht nuk ka simptoma dhe se po ndjek të gjitha udhëzimet e mjekëve.
Johnson zhvilloi të enjten (12 nëntor) një takim që zgjati 35 minuta me disa deputetë, ku ishte pjesëmarrës edhe Lee Anderson, i cili më pas rezultoi pozitiv.