Covid-19/ Mbi 21 mijë të shëruar e 504 viktima në Itali
Kjo javë ka nisur për Italinë me numrin gjithnjë e në rritje të kurbës pandemike Covid-19 por dhe me një numër rekord pacientësh të shëruar.
Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 504 viktima e 27,354 të infektuar më shumë.
Ndërsa numri i të infektuarve aktivë pozitivë është sot 717,784.
Gjithashtu janë regjistruar një numër mjaft i lartë pacientësh të shëruar.
Janë 21,554 të shëruar më shumë se dje e numri i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë ka arritur në 442, 364.
Numri i përgjithshëm i të infeketuarve në Itali është sot 1,205,881, ndërsa i viktimave 45, 733.
Tampoen të kryer në 24 orët e fundit janë relativisht të ulët në krahasim me një ditë më parë.
Ndërkohë janë kryer 152,663 duke e çuar nurmin total të tyre në mbi 19 milionë.
Në kurim spitalor janë shtruar 489 pacientë më shumë e 70 në repartet e terapisë intesive.
Për Ministrin italian të Shëndetësisë Roberto Speranza kjo javë është vendimtare për të përcaktuar nëse masat e regjimit të lockdown-ve territorialë po funksionojnë.