Sulmi me armë në një tren në Francë, zhvillohet gjyqi për 4 të dyshuarit

Katër persona do të dalin përpara gjykatës në Francë të akuzuar për sulmin në një tren në gusht të 2015.

Ayoub El-Khazzani akuzohet se hapi zjarr në trenin që udhëtonte nga Amsterdami në Paris, 3 muaj para një sulmi terrorist në Paris.

Dy persona mbetën të plagosur, para se pasagjerët t’i bllokonin daljen autorit.  Fatmirësisht nuk u rregjistruan viktima.

Sakaq tre persona të tjerë dyshohet se ndihmuan El-Khazzanin për të planifikuar sulmin.

Dhjetra njerëz janë thirrur si dëshmitarë në gjyq, pas një hetimi katër-vjeçar.