Biznesi i arkivolëve në vështirësi/ 70% e njerëzve duan që trupi të digjet

Një prej sektorëve më të paprekur nga kriza e Covid-19 është ai i prodhimit të arkivolëve. Por në Gjermani vihet re një rritje e qytetarëve që duan djegjen e trupit pas vdekjes, për shkak të çmimeve në rritje.


Sipas shifrave të dhëna nga zyra e statistikave në Gjermani, mesatarisht vdesin çdo vit 900 mijë njerëz, ndërsa disa prej tyre janë varrosur në arkivole të prodhuar në vend, raporton Ora News.


Sipas deklaratës së bërë nga Shoqata e Ndërmarrjeve Funeral “Lift”, me seli në Bad Honnef, vetëm 180 mijë nga 900 mijë kufomat nisen në udhëtimin e tyre të fundit me arkivolë të prodhuar në Gjermani, ndërsa shumica prej tyre vijnë nga vendet e Evropës Lindore.


Në vitin 2003, fondet e sigurimeve shëndetësore ndanë mesatarisht 800 milioën euro në vit për funeralet. Sigurimet e kanë ngritur këtë buxhet, ndërsa ky vendim tregohet si një faktor i rëndësishëm në prishjen e biznesit të prodhuesve të arkivoleve.


Sipas Stephan Neuser, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive Funerale Gjermane, 70% e kufomave në Gjermani u dogjën në vend të varroseshin me arkivolë.


ARKIVOLI MË I LIRË 300-400 EURO

Arkivoli më i lirë në Gjermani varion midis 300 dhe 400 euro. 30 vjet më parë, kishte rreth 100 prodhues të arkivoleve të mesëm, ndërsa sot ky numër ka rënë në 15.

Qarkullimi vjetor i prodhuesve të arkivoleve nuk dihet saktësisht, por afërsisht, nga 4400 agjensi funerale në Gjermani, kjo xhiro arrin në 1,6 miliardë euro, shkruan Ora News.