Shkon në mbi 710 mijë numri i të infektuarëve aktivë në Itali

Italia shënon ditë pas dite një rritje të nurmit të persoanve të infektaurve e të viktimave Covid.

Të infektuarit aktivë pozitivë kanë arritur mbi 710 mijë. 

546 viktima e  33979 të infektuar Covid ka regjistruar Italia në këto 24 orët e fundit.

712 490  janë persona aktivë të infektuar e janë 24 055 më shumë se një ditë më parë. 

Në rritje është numri i pacientëve të shëruar nga koronavisur. Sot janë shënuar 9376 më shumë e numri i tyre i përgjitshëm ka arritur në 429 910.

Numri total i personave të infektuar deri më sot në Italia është  1 178 529 e i viktimave  45 229.