VIDEO/ Shënon Cikalleshi, Shqipëria kalon në avantazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2020, 18:20
Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, shkruan Syri.net.
Në minutën e 16-të pas një krosimi të Memushajt, Sokol Cikalleshi në zonë zhytet me kokë dhe e dërgon topin në rrjetën e kazakëve, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.