Loku: Rama dhe Basha nuk jetojnë në Shqipëri, e djathta thotë Ferr, e majta parajsë
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Rigerta Loku u shpreh se është shumë e vështirë që të angazhohesh në politikë, sidomos nga zonat periferike, në këto valle, atëherë nuk mund t'i ndryshosh ato.
Loku: Është shumë e vështirë që të angazhohesh në politikë, sidomos nga zonat periferike, në këto valle, atëherë nuk mund t'i ndryshosh ato. Unë dua shumë të shpresoj si një person i kthyer. Edhe ata që janë jashtë mendoj se e kanë një sy drejt Shqipërisë.
Mendoj se emigrantët duhet të votojnë se ata e kanë mbajtur këtë vend. Paratë e tyre kanë ushqyer të gjitha zonat e Shqipërisë. Të paktën për një herë të votojmë njerëzit, jo ideologjitë.
Edhe Rama merret me punë të mëdha, nuk e di kush jam unë. Kam pasur një periudhë që nuk shihja TV. Të djathtës thonë se jetojmë në ferr, ndërsa të majtët në Parajsë, por shqiptarët e dinë fare mirë se ku jetojmë, mes këtyre dy realiteteve. Unë mendoj se këta të dy nuk jetojnë në Shqipëri.