Komisioni hetimor i PS për burgjet e UÇK, Malaj kujton shprehjen e famshme: Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve
Zhvillimet me gjykatën e Hagës kanë trazuar ujërat politike në Kosovë dhe Shqipëri.
Arben Malaj thotë se nisma ligjore e kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla, për një komision hetimor për të ashtuquajturat burgje të UÇK-së në Shqipëri është juridikisht e pavlerë, politikisht e dëmshme dhe moralisht e turpshme.
Malaj: Ndihem shumë i zhënjyer me këto zhvillimet në vendin tonë ku në vend të kemi një bashkëpunim maksimal mes shqiptarëve dhe lidhje të Kosovë për një qëndrim unik në këtë situatë të vështirë ku jo thjesht janë marrë në Hagë liderët e UÇK por dhe vetë procesi që avanconte që Kosova fillonte dhe bëhej një vend që njihej gjithnjë e më shumë si një vend potencial i Kombeve të Bashkuara ka hapa pas. Qeveria shqiptare, pavarësisht çdo presioni që ka për keqpërdorim elektoral, pse ngrihet një Komision? Nëse ka një provë, le ti çohet Hagës dhe Haga të dënojë këdo që individualisht ka bërë krime. Nuk besoj se ka një organizatë kriminale të krimit të organizuar. Kjo është ta mbash opinionin publik shqiptar dhe ta kepërdorësh në mënyrën më të paskrupullt disa muaj rresht në një luftë partiake që një mazhorancë e dështuar në ekonomi kërkon të krijojë probleme duke u fshehur pas një nacionalizmi të sëmurë. Jo rastësisht në historinë qindravjeçare politike nacionalizimi është konsideruar si streha e fundit e maskarenjve. Ka individë në politikën shqiptare që janë të pacipë për të krijuar përçarje midis shqiptarëve dhe prioriteve që ka Kosova.
Për Rtv Ora, ai thotë se nuk pret ndonjë reagim brenda PS-së pasi aty çdo zë kundër është mbytur deri në daljen e listave për deputetë.
Malaj: Më vjen keq që opinioni publik, nuk po shresoj më brenda PS se duket se atje derisa të dalin listat për deputetë nuk do të ketë asnjë zë kundër, asnjë zë publik, po do të jenë gjithmonë inciativa spontane. Në këtë rast duhet të kishte një reagim qoftë edhe shoqëror kundër kësaj iniciative të zotit Balla të cilën e theksoj shumë qartë: Është juridikisht e pavlerë, politikisht e dëmshme dhe moralisht e turpshme.
Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana