CNN:Departamenti i Shtetit ndalon Biden të ketë akses në mesazhet e liderëve botërorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2020, 09:48
Një sërë mesazhesh nga udhëheqësit e huaj drejtuar Presidentit të zgjedhur Joe Biden janë dërguar në Departamentin e Shtetit, por administrata Trump po e pengon atë të ketë akses në to, sipas zyrtarëve të Departamentit të Shtetit të njohur me mesazhet.
Tradicionalisht, Departamenti i Shtetit mbështet të gjitha komunikimet për Presidentin e zgjedhur, prandaj shumë vende kanë dërguar mesazhe për Presidentin e zgjedhur gjatë fundjavës. Por administrata Trump ka ndaluar hyrjen e Biden në burimet e Departamentit të shtetit sepse Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë fitoren e Biden.-raporton CNN
CNN shkruan se ka kërkuar dhe një koment nga Departamenti i Shtetit dhe ekipi i Biden për situatën e krijuar.